Vjen paralajmërimi i frikshëm: Thaçi dhe Pacolli rrezikojnë themelet e Kosovës

  • 16 November 2019 - 13:50
Vjen paralajmërimi i frikshëm: Thaçi dhe Pacolli rrezikojnë themelet e Kosovës

“Merreni me mend, ky matrapaz, Hashimi i Brojës, në vend se të loboj për shtetin e Kosovës, shkon dhe harxhon parat për reklama biografike dhe për fotografi me burrështetas të huaj. Duke menduar se ky hajvan shkuar hajvanëve parat e popullit i harxhon si të ishin të babës së tij, ndërkaq, popullin e lanë në mëshirën e Zotit dhe pa kurrfarë shprese”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Duke parë rrezikun e madh që po i kanoset shtetit të ri të Kosovës, me vazhdimin e lotimit të Serbisë tek shtetet e ndryshme për tërheqjen e njohjeve, dhe plogështinë e kundërveprimit, respektivisht dështimit të madh që po përjeton Kosova në diplomacinë e jashtme, analisti politik, Reshat Badallaj përgjegjësin kryesor në këtë dështim e sheh presidentin, Hashim Thaçi, dhe pas tij e rreshton ministrin e jashtëm në detyrë Behgjet Pacollin, që sipas Badallajt kanë shëtitur botën dhe kanë punuar vetëm për interesat e tyre.

Image
Reshat Badallaj

“Për të gjitha këto dështime të tërheqjeve të pa ndërprera të shteteve të huaja dhe që asnjë deri më tani nuk na pranoi, duhet të mbaj përgjegjësi e tërë banda politike shtetërore, përpos këtij shpirtshiturit, Hashimit të Brojes, në këtë valle të turpit është edhe ai pro serbi e pro rusi, Behxhet Pacolli. Hashim zeza ka bredhur si korb shëtitës në tërë boten,por, jo për interesa shtetërore,por për interesa të tija personale, dhe atë duke i bërë rrush e kumbulla parat e taksa paguesve”, tha analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, Hashim Thaçi vetëm për të dalë në një foto për kujtim me ndonjë burrështetas të madh, ka qenë në gjendje jo vetëm për të udhëtuar kudo në botë, por ka lobuar dhe ka paguar ryshfet që të binden personi tjetër për tu fotografuar me të.

“Merreni me mend, ky matrapaz, Hashimi i Brojës, në vend se të loboj për shtetin e Kosovës, shkon dhe harxhon parat për reklama biografike dhe për fotografi me burrështetas të huaj. Duke menduar se ky hajvan shkuar hajvanëve parat e popullit i harxhon si të ishin të babës së tij, ndërkaq, popullin e lanë në mëshirën e Zotit dhe pa kurrfarë shprese”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Badallaj, të gjithë ata që kanë sado pak njohuri nga politika, e kuptojnë se sa skandaloze është dhe çfarë dështimi është kur në vend të fitimit të njohjeve të reja fillon tërheqja e tyre.

“Ky është një rrezik që sjell alarmin për zhbërjen e shtetit ngase pas njohjeve që fitonim deri para dy vitesh, tani kemi tërheqje të tyre dhe asnjë njohje të re, sepse edhe ato vende që na kanë njohur, disa të tilla, kanë filluar ti bien pishman. Këtë e bëjnë për shkak të mos funksionimit të mirë të shtetit ligjor, mungesës së zhvillimit, dhe kështu nuk ka kurrfarë investimesh te huaja për të ulur papunësinë. Krejt kjo me fajin e krye banditeve dhe banditëve të kanaleve të nëntokës kriminale,por natyrisht kryesor është i atyre matrapazëve të veshur në rroba shtetërore”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

E sipas Badallajt, pasqyra e shtetit të Kosovës shkon përmes diplomatëve në arenën ndërkombëtare, e këta kryediplomatë, janë koka e korrupsionit dhe ndikojnë në humbjen e besimit, tërheqjen e njohjeve dhe zhbërjen e shtetit.

“Barrën e madhe e ka në shpinë Hashimi i Brojës, pastaj xhambazi Behxhet Pacolli dhe e gjithë kjo bandë e faqes së zezë që e vodhën Kosovën deri në palcë dhe lanë nam të keqe, e që këtë nam e kuptuan edhe vendet më të varfra të botës, Afrikës”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)