Vetëvendosje njofton për një tubim në Bruksel, Kurtit i referohet si Kryeministër në ardhje

  • 16 November 2019 - 17:14
Vetëvendosje njofton për një tubim në Bruksel, Kurtit i referohet si Kryeministër në ardhje

Lëvizja Vetëvendosje s’e ka asnjë dyshim se Albin Kurti do të bëhet Shef i Qeverisë së re në koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përmes një njoftimi, Partia fituese e zgjedhjeve ka njoftuar për një takim të Kryeministrit të ardhshëm me mërgatën në Bruksel.

“Mbrëmë, në Bruksel, një numër i madh bashkatdhetarësh pritën Kryëtarin e Lëvizjes dhe Kryeminstrin e ardhshëm, Albin Kurti”, shkruar në njoftimin e VV’së.

Sipas njoftimit, Kurti ripotencoi edhe një herë zotimet për mërgatën të cilat do të realizohen nga qeverisja e ardhëshme.

“Nga lehtësimi i votimit e deri te krijimi dhe mundësimi i kushteve për investime të bashkëatdhetarëve në vendlindje ishin vetëm disa temat e diskutuara”, thuhet në njoftim.

ëvizja Vetëvendosje për herë të parë ka dalë parti fituese. Është duke negociuar ndërtimin e koalicionit me LDK’në.

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK s’kanë qeverisur asnjëherë. Janë kundërshtuar mes vete. Kur LDK ishte në pushtet, Vetëvendosje dhe Albin Kurti i ishin referuar Isa Mustafës si “njeri i Serbisë”. E kishin gjuajtur me ve, gazlotjsjellës dhe i kishin sulmuar në rrugë e shtëpi. Tash, Albin Kurti i referohet Isa Mustafës si profesor Mustafa.

Deri më tash është raportuar se LDK hyn në koalicion nëse e merr Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Financave etj.

Zyrtarët e Vetëvendosjes kanë thënë se do t’i japin LDK’së pushtet aq sa ka peshë në skenën politike.

(Kosova Sot Online)