Eksperti i sigurisë flet për armatosjen e Serbisë nga Rusia, ja rreziku për Kosovën

  • 16 November 2019 - 18:19
Eksperti i sigurisë flet për armatosjen e Serbisë nga Rusia, ja rreziku për Kosovën

Tani FSK është certifikuar si ushtri e Kosovës dhe ajo me ushtrimet e saja duhet ditë e përditë të transformohet në ushtri të rregullt të shtetit tonë, dhe me armatim të kohës, që ta ruaj sovranitetin e këtij vendi. Qeveritarët duhen ta kenë këtë parasysh që në të ardhmen, ti ruajnë financat më mirë se deri më tani dhe të investojnë në ushtri”, tha Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Ekspertët e fushës së sigurisë janë duke e përcjellë me kujdes fushatën që ka nisur kaherë shteti serb, për ta armatosur ushtrinë e vetë me armë moderne të blera nga Rusia. 

Image
Hajrullah Tërnava

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”, thotë se kjo fushatë armatimi dhe shpenzimi i buxhetit të shtetit serb për ushtrinë, në kohën kur vendet demokratike po angazhohen për paqe dhe bashkëpunim, është një lloj lufte speciale e kohës, e cila më shumë iu konvenon pushtetarëve për ta ruajtur pushtetin.

“Kjo blerje armësh i shërben politikes serbe, si konsum ditor për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, pavarësisht çmimit që i kushton dhe varfërimit të këtij shteti, që marr në tersi, edhe shpërngulja e popullatës në këtë vend po merr përmasa dhe është marramendëse, gjë që edhe vetë Serbia e pranon këtë fakt. Fshatra të tera po i boshatisen Serbisë”, tha Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo ky armatim, sipas Tërnavës, ka edhe efektin tjetër psikologjik të luftës speciale tek shtetet përreth, andaj nuk është i habitshëm fakti pse po armatoset edhe Mali i Zi, që tani është edhe i anëtarësuar në NATO. 

“Edhe shtetet tjera për rreth, duke e vërejt këtë lufte speciale të Serbisë, nuk rijnë duar kryq, dhe ato për të mos me ju ndodhe befasia, duan të jenë koherent me kohën dhe e bëjnë armatosjen e duhur për ushtritë e tyre, e sidomos Mali i Zi tani që është anëtare e NATO-se dhe i duhet armatim modern, por edhe stërvitjet e ushtrave te saje me trupat te NATO-se janë pjesë e rregullt të ushtrisë se saje”, tha eksperti Tërnava. Edhe pse sipas tij nuk mundë të pritet ndonjë ndërhyrje serbë tek fqinjët, për shkak të pranisë së NATO-s në rajon, kërcënimi ekziston dhe përgatitja duhet të bëhet nga të gjithë, edhe nga Kosova si shtet i ri. “Marrë në përgjithësi aty ku blihen armë në sasi të mëdha për armatosjen e ushtrisë, nënkuptohet se për shtetet fqinjë shërben si alarm i situatave të tensionuara, gjë që këto shtete duhen të jenë syçelur dhe ta përcjellin situatën në hap me kohen me të gjitha ushtritë tjera. Nëse e kemi parasysh armatimin e Serbisë dhe marrëdhëniet jo të mira që i kemi ne me Serbinë, është e kuptueshme që krejt kjo që po e ndërmerr Serbia për armatosjen e ushtrisë së saj, është një kërcënim edhe për Kosovën”, tha Tërnava për “Kosova Sot Online”. 

Për këtë arsye, Tërnava thotë se pavarësisht pranisë së KFOR-it në Kosovë, ushtria e Kosovës duhet të ndërtohet pa vonesë dhe sipas mundësive buxhetore, pasi që tani ligjërisht janë tejkaluar pengesat. 

“Tani FSK është certifikuar si ushtri e Kosovës dhe ajo me ushtrimet e saja duhet ditë e përditë të transformohet në ushtri të rregullt të shtetit tonë, dhe me armatim të kohës, që ta ruaj sovranitetin e këtij vendi. Qeveritarët duhen ta kenë këtë parasysh që në të ardhmen, ti ruajnë financat më mirë se deri më tani, dhe të investojnë në ushtri, të jenë të gatshëm për blerje të armatimit modern që është mjaft i kushtueshëm, e jo si deri me tash që kush ka ardhur në pushtet kryesisht kanë mendua me u pasurua vetë, dhe jua kanë lanë arkat shtetërore të zbraztë qeverive në ardhje, me përjashtim është vetëm qeverisja e LDK me Kryeministrin Isa Mustafa, në mandatin paraprak, që e pati konsolidue arkën shtetërore”, tha analisti i fushës së sigurisë  Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Pra sipas tij, edhe pse në rastin e Kosovës, Amerika me aleatet e saj KFOR-in dhe NATO-njanë garanci që e sigurojnë sovranitetin e Kosovës, sipas rezolutës 1244 të miratuar në OKB, dhe për këtë shumë mirë e di edhe Serbia, që një sulm ndaj vendit tonë nga ana e Serbisë, do ta vinte në pyetje ekzistimin e saj. 

“Nuk duhet të paragjykohet për ndonjë sulm të Serbisë, që populli i Kosovës të jetoj me ankth të panik së luftës por shtrija duhet të bëhet. Ajo duhet të bëhet edhe nëse arrihen marrëveshjet dhe njohjet reciproke në të ardhmen mes këtyre dy shteteve Serbi-Kosovë me ndërmjetësimin e ndërkombëtar,por megjithatë ne gjithnjë duhet të jemi syçelë dhe koherent me kohën, që mos të na ndodhë ndonjë sulm befasues nga ana e Serbisë, sepse duhet të kihet parasysh e thëna e vjetër se „armiku nuk flenë kurrë“, thënie kjo që duhet të jetë e pranishme tek shteti i ynë”, tha për fund, eksperti i fushës së sigurisë Hajrullah Tërnava për "Kosova Sot Online". 

(Kosova Sot Online)