Në fundjavë do të hapet rruga për Brezovicë

  • 16 November 2019 - 20:29
Në fundjavë do të hapet rruga për Brezovicë

Ditë më parë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se segmenti i  rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit, deri të dielën do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet.

Por punimet në këtë rrugë janë përfunduar më shpejt se sa që ishte parashikuar.

Në këtë segment tanimë është asfaltuar pjesa e parë e rrugës, e cila mundëson që qytetarët të shijojnë ditën e diel në Brezovicë.


(Kosova Sot Online)