Burri 46-vjeçar gjendet i vdekur në Podujevë, Policia jep detaje

  • 16 November 2019 - 22:32
Burri 46-vjeçar gjendet i vdekur në Podujevë, Policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, në Podujevë, të shtunën.

I vdekuri është një burrë i moshës 46-vjeçare, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka treguar për media se viktima nuk ka shenja dhune.

Ai po ashtu ka njoftuar se trupi i të vdekurit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

“Sot, më 16.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar se një person është pa ndjenja në shtëpinë e tij, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë”, ka thënë Krasniqi.

“Bëhet fjalë për një mashkull 46 vjeçar. Sipas mjekut ai është pa shenja jete. Në trup nuk ka shenja dhune. Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar ai.

(Kosova Sot Online)