Akuza e rëndë: Kjo është “thika pas shpine” nga Edi Rama për Kosovën

  • 17 November 2019 - 07:34
Akuza e rëndë: Kjo është “thika pas shpine” nga Edi Rama për Kosovën

“Në anën tjetër po shihet Edi Rama se si po bashkëpunon me një shtet që është kundër çështjes shqiptare. Rama po sillet në mënyrë naive. Kur ndodhi tërheqja e njohjes së Kosovës nga ana e shtetit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është dashur ti thotë Vuqiqit se tash e tutje me juve nuk ka bashkëpunim, përderisa nuk e lejon Ballkanin të jetë i qetë dhe nuk e lejon rrugëtimin e Kosovës në agjendën e vetë evropiane dhe ndërkombëtare”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së të drejtës, Blerim Burjani ka thënë se diplomacia kosovare ka rënë në pikën zero.

“Kosova s’ka diplomaci aktive, janë plotësisht të pa aftë, as MPJ nuk është si duhet aktive lobuese dhe bashkëpunuese, as kordinuese me miqtë ndërkombëtar. Kjo vërehet edhe me tërheqjen e njohjes nga Gana”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Image
Blerim Burjani

Sipas Burjanit, thikë prapa shpinës së Kosovës ka vendosur së fundi edhe regjimi i Edi Ramës në Shqipëri, me veprimet diplomatike anti kosovare.

”Në anën tjetër po shihet Edi Rama se si po bashkëpunon me një shtet që është kundër çështjes shqiptare. Rama po sillet në mënyrë naive. Kur ndodhi tërheqja e njohjes së Kosovës nga ana e shtetit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është dashur ti thotë Vuqiqit se tash e tutje me juve nuk ka bashkëpunim, përderisa nuk e lejon Ballkanin të jetë i qetë dhe nuk e lejon rrugëtimin e Kosovës në agjendën e vetë evropiane dhe ndërkombëtare”, shtoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, për ta tejkaluar këtë gjendje të vështirë në të cilën ka rënë diplomacia kosovare, kërkohet ndryshim i madh në politikën e jashtme nga ana e qeverisë në ardhje. 

“Kosova urgjentisht duhet ta reformon plotësisht shërbimin diplomatik, duhet të heq nga pozitat të gjithë ata që janë emëruar pa merita, me lidhje nepotiste, familjare e servilizëm politik. Shërbimi diplomatik duhet të pastrohet nga të gjithë dajat, nipat e kunatat, e nga të gjithë të tjerët që anë gjithçka por nuk përfaqësojnë asgjë, e që e kanë dërguar drejtë dështimit shërbimin diplomatik dhe rolin e tij në rrafshin ndërkombëtar. Në këtë shërbim janë dërguar njerëzit vetëm për të ju siguruar një mirëqene sociale, por jo me përgatitje profesionale, prandaj urgjentisht duhet të ndodhin ndryshimet. Nuk duhet të pritet as të humbet asnjë minutë i vetëm në këtë drejtim sepse Kosovës po vjen duke iu rënduar situata ndërkombëtare, kurse këta nuk e kanë mendjen aspak për interesin e shtetit por po i shohim se si po vazhdojnë ende të numërojnë e rinumërojnë vota tash e një muaj e gjysmë. Po sillen sikur ti ketë zënë gjumi”, përfundoi Blerim Burjani për”Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)