Demokrati John Edwards fiton zgjedhjet për guvernator në Louisiana

  • 17 November 2019 - 10:11
Demokrati John Edwards fiton zgjedhjet për guvernator në Louisiana

Politikani demokrat, John Bel Edwards, i fitoi zgjedhjet për guvernator në Louisiana të Shteteve të Bashkuara të shtunën në mbrëmje pas një gare shumë të ngushtë.

Guvernatori i deritashëm u përball me një garë të fortë nga kundërkandidati republikan, Eddie Rispone. Ky rezultat është goditje për presidentin amerikan, Donald Trump, i cili i kishte ofruar përkrahje bashkëpartiakut të tij.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e kishte vizituar dy herë këtë shtet në dy javët e fundit, duke e bërë atë test për popullaritetin e vet. Të shtunën, presidenti Trump i publikoi disa thirrje në Twitter, ku kërkonte që njerëzit ta votojnë kandidatin e Partisë Republikane.

Më herët këtë muaj, republikanët pësuan humbje edhe në një garë tjetër për guvernator në Kentucky, ndërsa demokratët e morën kontrollin e plotë të organit ligjvënës në Virginia.

Këto rezultate po vlerësohen si matëse të disponimit politik të popullit amerikan para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)