Së paku shtatë të vdekur nga shpërthimi i një gypi të gazit në Bangladesh

  • 17 November 2019 - 11:43
Së paku shtatë të vdekur nga shpërthimi i një gypi të gazit në Bangladesh

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar të dielën në Bangladesh pas shpërthimit të një gypi të gazit në qytetin bregdetar të Chittagong-it. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar policor.

Raportohet se gypi shpërtheu përballë një ndërtese me pesë kate dhe i shembi disa mure të saj, thanë dëshmitarët. 

Mohammad Mohsin tha se personat e lënduar janë dërguar në spital dhe se numri i të vdekurve mund të rritet pasi disa prej të lënduarve ndodhen në gjendje kritike.

Zyrtari i zjarrfikësve, Amir Hossain, tha se ende nuk dihet saktësisht shkaktari i këtij shpërthimi, duke shtuar se autoritetet i kanë nisur hetimet për këtë ngjarje tragjike.

Shpërthimet e tilla nuk janë të rralla në Bangladesh, sepse popullsia e varfër e këtij vendi e përdor gazin si burim të energjisë, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)