Tifozët anglezë përleshen në Prishtinë, policia jep detaje

  • 17 November 2019 - 12:30
Tifozët anglezë përleshen në Prishtinë, policia jep detaje

Mbrëmjen e së shtunës, Prishtina ka qenë e mbushur me tifozë që kanë ardhur nga Anglia për ta përkrahur ekipin e tyre në lojën që do ta ketë sot me Kosovën në “Fadil Vokrri”. Mirëpo disa prej tyre edhe janë përleshur

Anglezët janë mahnitur me mikpritjen që e kanë gjetur në Kosovë, mirëpo duket se kanë pasur telashe me njëri-tjetrin.

Media mëson se disa tifozë anglezë janë përleshur në mes vete mesnatën e kaluar në Prishtinë.

Madje në këtë rast ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës. 

“Është raportuar një rast I mosmarrëveshjes në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë. Policia ka reaguar dhe ata kanë marrë ndihmën e nevojshme. Bëhet djalë për tifozë anglezë. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë liruar”, kanë thënë nga policia.

Nga kjo përleshje, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

(Kosova Sot Online)