Albin Kurti sonte në Fadil Vokrri në përkrahje të Dardanëve

  • 17 November 2019 - 15:06
Albin Kurti sonte në Fadil Vokrri në përkrahje të Dardanëve

Albin Kurti po shkel për herë të dytë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë për të përkrahur Kombëtaren e Kosovës në futboll. Kësaj radhe, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje do t’i mbështesë kosovarët në përballje me anglezët. Kryeministri i ardhshëm i Kosovës dikur përkrahte vetëm ekipin e Shqipërisë derisa refuzonte përkrahjen e Dardanëve.

Kurti ka shkruar në Facebook se ka ndjekur disa meqë të Truneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”, e në mbrëmje do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përkrahur lojën e Kosovës me Anglinë.

“Ndoqa disa meçe në kuadër të edicionit të 21-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”. Mu në këtë sallë të Pallatit të Rinisë dikur ngadhënjente Klubi i Boksit “Prishtina”, disa orë para se në fushën e blertë të ngadhënjete Klubi Futbollistik “Prishtina” me Vokrrin që shënonte. Mirupafshim sonte në ndeshjen Kosovë-Angli”, ka shkruar Kurti.


(Kosova Sot Online)