Presidenti me djalin e tij përcjellin ndeshjen nga tribunat VIP

  • 17 November 2019 - 19:13
Presidenti me djalin e tij përcjellin ndeshjen nga tribunat VIP

Pak minuta para fillimit të ndeshjes Kosovë-Angli, presidenti Hashim Thaçi, i ka dhënë mbështetje Dardanëve.

Na ndajnë edhe pak minuta para ndeshjes në mes të Kosovës dhe Anglisë, e fundit sa i përket kualifikuesve për Kampionatin Evropian 2020.

Thaçi takimin po e përcjell nga tribuna VIP së bashku me djalin e tij Endritin.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, është shprehur mjaft krenar me kombëtaren e Kosovës.


(Kosova Sot Online)