Posedonte identitet të falsifikuar, ekstradohet malazezi

  • 17 nëntor 2019 - 21:36
Posedonte identitet të falsifikuar, ekstradohet malazezi

Deri në këtë periudhë të viti 2019 Kosova ka ekstraduar afër 50 persona

Mario Millosheviq, njihet si një nga personat më të rrezikshëm në Mal të Zi.

Madje ai akuzohet se në këtë shtet ka kryer edhe vrasje të rënda e vepra të tjera penale.

Për këto arsye ai ishte arratisur nga ky shtet, ndërsa strehim të qetë kishte gjetur në Kosovë.

Madje këtu ai kishte arritur që edhe të falsifikoj identitetin.

Ai posedonte një pasaportë ku shihet qartë se ishte vjedhur identiteti i Miroslav Kostiq, një qytetar serb nga Mitrovica e Veriut.

Por, pavarësisht kësaj Mario Millosheviq, nuk arrit ti shmanget arrestimit.

Atë e kapi Njësia më elite e Policisë së Kosovës, në një operacion special në lagjen Emshir të Prishtinës.

Millosheviq, edhe u nxorr para organeve të drejtësisë e ku u dënua me 13 muaj burgim e 10 mijë euro gjobë.

Ky person i cilësuar me rrezikshmëri të lartë, kishte tentuar ti shmanget ekstradimit në Mal të Zi, duke kërkuar azil në Kosovë.

Por, një gjë e tillë nuk i ishte aprovuar andaj ditë më parë përfundimisht ai u ekstradua në shtetin fqinjë.

Për këtë gjë njoftoi edhe vet ministri në detyrë i drejtësisë, Abelard Tahiri.

 ‘’Është realizuar me sukses ekstradimi i njërit nga personat më të kërkuar nga Mali i Zi, i dyshuari Mario Miloseviç, shtetas i Republikës së Malit të Zi. I dyshuari Miloseviç ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje e paautorizuar të materieve plasëse”

Por, vet Tahiri tash e sa ditë nuk ka pranuar të jap detaje në lidhje me ekstradimet që i ka bërë shteti i Kosovës.

Ndërkohë, mediat mësojn se deri me tani gjatë vitit 2019 Kosova ka realizuar afër 50 raste të ekstradimeve nga e në  shtete të ndryshme.

E ky bashkëpunim i Kosovës me shtetet tjera, sipas profesorit të drejtës penale, Ismet Salihu është arma më e forte për të luftuar kriminalitetin.

‘’Në Kosovë është nxjerrë një ligj i veçantë për bashkëpunim juridik mes shteteve. Ky ligj rregullon çështjen e ekstradimit, e të dorëzimit ëe dhënave për të cilin dyshohet se ka kryer vepër penale , madje madje që të behën hetime të përbashkëta është e pamundur të luftohet kriminaliteti, një person mundet me kry një krim në vrasje dhe brenda një ore mund të shkoj në Austri po mos të egzistonte ky bashkëpunim ai person nuk mund të dënohet’’

Ndërkaq, ekstradimet nga Kosova sipas Salihut kryhen vetëm atëherë kur Ministri i Drejtësisë, i aprovon ato.

Por, ndonjëherë për arsyeje politike ato edhe refuzohen.

Ismet Salihu

‘’Ka raste edhe pse ka krye vepër mundet me refuzua Ministri I Drejtësisë ka edhe primesa politike. ‘’

Nga shtatori i vitit 2017 deri më nëntor 2019, në Kosovë  nga Ministria e Drejtësisë janë përmbyllur  gjithsej 165 ekstradime.

(Kosova Sot Online)