Pamjet e plantacionit gjigand të drogës në Spanjë, e drejtonte grupi i shqiptarëve

  • 17 November 2019 - 23:30
Pamjet e plantacionit gjigand të drogës në Spanjë, e drejtonte grupi i shqiptarëve

Agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle kanë bërë të mundur shkatërrimin e një grupi shqiptarësh, nën akuzën e kultivimit të marijuanës dhe kryerjes së grabitjeve me forcë në disa institucione. Ky operacion policor bëri të mundur zbulimin e plantacionit më të madh të marijuanës që është kapur deri më sot në Aragon të Spanjës

Plantacioni ndodhej në një zonë të pyllëzuar me terren të vështirë. Gjashtë persona janë arrestuar ndërsa janë sekuestruar 16,000 bimë, me një peshë prej 3.500 kg.

Hetimi ndaj këtij grupi kishte filluar në prill të këtij viti, kur një seri grabitjesh u zbuluan në bare të ndryshme dhe stacione karburanti, në provincën e Huesca.

Në kuadër të këtij operacioni, të quajtur ‘Kopitos’, u zbulua se veprat kriminale ishin kryer nga një grup i organizuar shqiptarësh, dhe se ky grup ishte përgjegjës për dhjetë grabitje të kryera në Huesca, Sariñena dhe Nueno.


(Kosova Sot Online)