Zgjedhja e drejtorit të AKI-së, eksperti i sigurisë paralajmëron skenarin e frikshëm

  • 18 November 2019 - 07:32
Zgjedhja e drejtorit të AKI-së, eksperti i sigurisë paralajmëron skenarin e frikshëm

“Dorëheqja e drejtorit të AKI-së, në këtë kohë të qeverisë në largim ende pa u formua qeveria e re, nuk është rastësi por e menduar. Strukturat e fshehta serbe që veprojnë në Kosove dhe i kanë nën kontroll institucionet e deritanishme të Kosovës, dhe sigurisht se i ndërmarrin edhe veprimet që i konsiderojnë të nevojshme për të arritur synimet e tyre”, tha Meha për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së sigurisë, Xhevat Meha nuk pret që të gjendet ndonjë mundësi e emërimit të drejtorit të ri të AKI-së, derisa nuk formohet Qeveria e re e Kosovës e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, sado që ku proces po vonohet dhe nuk po i dihet fundi.

Meha ka thënë për “Kosova Sot Online” se shërbimet e fshehta serbe, e kanë shfrytëzuar situatën e brishtë institucionale në Kosovë në kohën pas zgjedhore me qeveri jo funksionale në detyrë, dhe e kanë orkestruar mjeshtërit dorëheqjen e Shpend Maxhunit, dhe në të njëjtën mënyrë do të ndikojnë edhe në emërimin e drejtorit tjetër të AKI-së, por vetëm pasi të jetë bërë qeveria e re.

Image
Xhevat Meha

“Dorëheqja e drejtorit të AKI-së, në këtë kohë të qeverisë në largim ende pa u formua qeveria e re, nuk është rastësi por e menduar. Strukturat e fshehta serbe që veprojnë në Kosove dhe i kanë nën kontroll institucionet e deritanishme të Kosovës, dhe sigurisht se i ndërmarrin edhe veprimet që i konsiderojnë të nevojshme për të arritur synimet e tyre”, tha njohësi i fushës së sigurisë, Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Meha thotë se njësoj sikur që është përgatitur skenari dhe momenti i duhur, për interesat e këtyre strukturave që Kosova të mbetet pa njeriun kryesor në krye të AKI-së, njësoj do ta koordinojnë veprimin edhe për momentin e zgjedhjes, që gjithsesi duhet të ndodhë si propozim dhe emërim nga ana e kryeministrit të ri në ardhje.

“Për këto struktura të fshehta sigurisht se ka qenë e pritshme që shkarkimi i drejtorit të AKI-së dhe emërimi i një drejtori tjetër do të jetë një nga prioritet e qeverisë së re. Dorëheqja e drejtorit të deritanishëm e lë këtë funksion të hapur për emërim të ri. Në gjendjen që tani gjendet Kosova, qeveria në largim nuk ka legjitimitet që të propozoj ndonjë emër të ri. Po që se qeveria në largim merr vendim për emërimin e një drejtori t ri, sigurisht se një vendim i tillë nuk është legjitim. Qeveria në largim nuk ka legjitimitet për të marr vendime të tilla”, tha Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)