Vjen akuza e rëndë për Hashim Thaçin: Ja për çka e mbanë përgjegjësinë kryesore

  • 18 November 2019 - 07:43
Vjen akuza e rëndë për Hashim Thaçin: Ja për çka e mbanë përgjegjësinë kryesore

“Përgjegjësia kushtetuese, politike dhe morale për tërheqjen e njohjeve, në radhë të parë bie mbi Hashim Thaçin, që është kreu i shtetit dhe kupola e politikës së jashtme të shtetit, që ulet në një tavolinë dhe dialogun pa kushte me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, me armikun më të madh të Republikës së Kosovës, i cili e përbuzë dhe poshtëron imazhin e presidentit të shtetit të Kosovës, duke e përdorur vetëm si dekor në bisedime, duke mos e pyetur për asgjë, për çka po e pëson keq politika e jashtme dhe diplomacia kosovare. Si pasojë e kësaj situate, ka kohë të gjatë që më nuk flitet për njohje të reja, por vetëm për ç'njohje dhe plane ogurzeza për dhe rreth shtetit të Kosovës”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online” .

Një nga shtyllat më të dobëta të funksionimit të shtetit të ri të Kosovës, sipas analistëve politikë vazhdon të jetë mos konsolidimi i duhur i agjendës diplomatike, mos funksionimi efikas dhe profesional i politikës së jashtme.

Kjo dobësi, sipas analistit politik, Florim Zeqa më së tepërmi është duke u theksuar në këto mandate e fundit të qeverisjes në të cilat ka dominuar PDK-ja, me një “lokomotivë” partnerësh të partive të vogla politike, të cilat për interesa të tyre u futën në qeverisje pa kapacitete të mjaftueshme, dhe kështu i gjithë zinxhiri i dikastereve ministrore u deformua, ku më se tepërmi e pësoi politika e jashtme, pasi diplomacia filloi të zhbëhet dhe ra në pikën zero.

Sipas Zeqës, strumbullari kryesor i zhvillimit dhe koordinimit të politikës së jashtme, në sistemit rregullativ kushtetues të shtetit të Kosovës është autoriteti i Presidentit të Shtetit, që duhet të koordinohet me Ministrinë e jashtme. Prandaj në këtë plan, Zeqa përgjegjësinë kryesore në këtë dështim e bartë presidenti Thaçi, ngase ai nga pozita e kryeministrit për gati dy mandate, u katapultua në pozitën e Presidentit, kështu që nga të dyja këto pozita e ka pasur dhe e ka nën kontroll të fortë gjithë politikën e jashtme të Kosovës.

Image
Florim Zeqa

“Pas tërheqjes së njohës zyrtare nga shteti i Ganës, me ç'rast janë bërë gjithsejtë 16 shtete të ndryshme që i kanë tërhequr njohjet e tyre në raport me Kosovën, e për më tepër se kaq presidenti serb Vuqiq ja ka thënë në fytyrë Hashim Thaçit që të përgatitet për humbjen edhe të 10 njohjeve të reja nga shtete të tjera tek të cilat po lobon diplomacia Serbe, duhet të kërkohet përgjegjësi urgjente nga Hashim Thaçi për këtë debakël të madh në fushën diplomatike, derisa ky mbahet në mend si për shëtitjet më të mëdha që i ka bërë në emër të agjendave diplomatikë, për rekord më shumë se të gjithë paraardhësit e tij, nisur nga Rugova, Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, por që minusi në humbjen e njohjeve të fituara filloi dhe po vazhdon duke e pasur në krye të shtetit Hashim Thaçin, qytetarin më të papërgjegjshëm të Republikës së Kosovës”, tha analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, shefi kryesor i politikës së jashtme është pozita e presidentit.

“Pavarësisht që disa kompetenca i delegohen ministrisë së jashtme, por gjithçka duhet të zhvillohet në bashkëveprim me kabinetin e Presidentit të vendit, prandaj përgjegjësja kapitale për fushën diplomatike, gjithmonë adresohet në fund tek kupola e shtetit, kabineti i Presidentit të shtetit, që në këtë rast është vetë Hashim Thaçi i cili më shumë bënë vizita private e turistike, takime me Vuqiqin për pazare territoresh, se sa agjenda të dobishme diplomatike për shtetin”.

“Përgjegjësia kushtetuese, politike dhe morale për tërheqjen e njohjeve, në radhë të parë bie mbi Hashim Thaçin, që është kreu i shtetit dhe kupola e politikës së jashtme të shtetit, që ulet në një tavolinë dhe dialogun pa kushte me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, me armikun më të madh të Republikës së Kosovës, i cili e përbuzë dhe poshtëron imazhin e presidentit të shtetit të Kosovës, duke e përdorur vetëm si dekor në bisedime, duke mos e pyetur për asgjë, për çka po e pëson keq politika e jashtme dhe diplomacia kosovare. Si pasojë e kësaj situate, ka kohë të gjatë që më nuk flitet për njohje të reja, por vetëm për ç'njohje dhe plane ogurzeza për dhe rreth shtetit të Kosovës”, përfundoi analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online” .

(Kosova Sot Online)