42 deputetë për herë të parë pjesë e Kuvendit të Kosovës

  • 18 November 2019 - 07:48
42 deputetë për herë të parë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i ardhshëm i Kosovës do t’i ketë 42 deputetë të rinj.

Legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës pritet t’i ketë 42 deputetë që për herë të parë do ta marrin këtë mandat.

Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se numri kaq i madh i deputetëve të rinj do të jetë funksion të mirë të performancës së kësaj legjislature.

Agnesa Haxhiu nga KDI konsideron që miratimi i ri për çështjen e kuorumit duhet të jetë prioritet i Kuvendit të ri të Kosovës.

Njohësi i punës së Kuvendit, Arton Demhasaj, pret që legjislatura e re të jetë më aktive, pasi siç thotë ai, Qeveria do ta ketë shumicën shqiptare në Kuvend dhe ligjet do të miratohen më shpejtë.

(Kosova Sot Online)