Dita e vetëdijesimit për antibiotikë

  • 18 November 2019 - 08:00
Dita e vetëdijesimit për antibiotikë

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) bashkë me autoritetet shëndetësore të të gjitha vendeve evropiane, ka inicuar nismën Dita Evropiane e Vetëdijesimit për Antibiotikët, që shënohet çdo vit me datën 18 nëntor.

Kjo nismë u shënua disa herë në Kosovë, por jo edhe në këtë vit.

Një hulumtim në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar që imuniteti i pacientëve që marrin antibiotikë gjatë terapisë se jetojnë gjysmë më pak se sa ata që nuk përdorin këto lloj barnash.

Pacientët e kancerit që kanë marrë antibiotikë gjatë imunoterapisë kanë jetuar më pak se ata që i kanë anashkaluar këto lloj barnash, kështu thotë një studim në Mbretërinë e Bashkuar i cili është bërë me më shumë se 300 njerëz.

Hulumtuesit kanë thënë se është e rëndësishme të merren antibiotikë vetëm kur është shumë e nevojshme. Është po ashtu shumë e nevojshme që mjekët që i trajtojnë këta pacientë të këshillohen dhe bashkëpunojnë ngushtë me onkologët kur i trajtojnë këto raste.

“Është e qartë se ne duhet të i trajtojmë infeksionet që rrezikojnë jetën me antibiotik” ka thënë një bashkë autor, Nadina Tinsley nga Christie NHS Foundation, ku edhe ky hulumtim është kryer.

Ky hulumtim është prezantuar në Shoqatën Prestigjioze të Onkologjisë në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konferenca më e madhe vjetore e kancerit në botë.

Hulumtuesit kanë përcjellë gjendjen e 303 pacientëve të cilët ishin duke ju nënshtruar trajtimit të kancerit me imunoterapi. Këto ilaçe punojnë duke e aktivizuar sistemin të trupit të njeriut kundër qelizave kancerogjene.

Sidoqoftë, hulumtuesit besojnë se bakteret në sistemin digestiv luajnl një rol të rëndësishëm për të aktivizuar sistemin imunitar të trupit.

Hulumtuesit i kanë përcjellë pacientët prej janarit të vitit 2015 deri në mars të vitit 2017 në Christie NHS Foundation. Këta pacientë kanë qenë të sëmurë me melanoma, kancer të mushkërive dhe kancer të veshkave.

(Kosova Sot Online)