Përurohet shtegu i ri Via Ferrata "Panorama" në Prizren

  • 18 November 2019 - 08:39
Përurohet shtegu i ri Via Ferrata

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se sot do të bëhet përurimi i shtegut të ri Via Ferrata "Panorama" në Prizren, e cila gjendet në lokacionin e Grykës së Lumbardhit 4.5 km nga qendra e qytetit.

Shtegu Via Ferrata "Panorama" është produkti më i ri turistik i Prizrenit, i cili është realizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit, PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përmes projektit "Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat".



Prezentë në përurimin e këtij shtegu do të jenë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtoresha e Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim - SDC, Katharina Stocker, kryetari i SHB Sharri, Sadik Shporta dhe të ftuar të tjerë.

(Kosova Sot Online)