Valëviti flamurin shqiptar, dëbohet dhe gjobitet shqiptari në Malin e Zi

  • 18 November 2019 - 09:24
Valëviti flamurin shqiptar, dëbohet dhe gjobitet shqiptari në Malin e Zi

Policia në Tivar paraqiti kërkesë për fillimin e procedurave kundërvajtëse kundër Irfan Domnori (64) nga Shkodra  Republika e Shqipërisë, thuhet nga Drejtoria e Policisë, shkruan analitika.

Shtetasi nga Shqipëria u dënuar me gjobë prej 300 eurosh, si dhe masën e dëbimit të shtetasit të huaj nga teritori i Malit të Zi me kohëzgjatje prej një muaji.

”Irfan Domnori dje, në të XIII-in vit jubilar të Ditës së gështenjës ka prishur ligjin dhe rendin duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se dje në Ostros të Krajës u mbajt ”Dita e geshtenjës” një manifestim tashmë tradicional ku morës pjesë një numër i madh qytetarëve nga Ulqini, Ana e Malit, Shkodra, Tuzi por edhe më gjërë.

(Kosova Sot Online)