Papa shtron drekë për 1.500 të varfër, menuja pa mish derri

  • 18 November 2019 - 11:12
Papa shtron drekë për 1.500 të varfër, menuja pa mish derri

Në Ditën Botërore të të varfërve, Papa Françesku shtroi të dielën pas meshës në Shën Pjetër një drekë për 1500 të varfër.

Dreka u mbajt në Sallën Pali VI, në Vatikan.

“Ne jemi në një nxitim të vazhdueshëm, pa u shqetësuar se distancat rriten, se lakmia e disa prej tyre rrit varfërinë e shumë njerëzve”, tha Papa.

Gjatë drekës, Ati i Shenjtë  u shërbeu një menu pa mish derri, për të lejuar pjesëmarrjen edhe të njerëzve që nuk ua lejon feja konsumimin e këtij mishi.

(Kosova Sot Online)