Një veturë rrokulliset në Skenderaj, dy të lënduar

  • 18 November 2019 - 11:43
Një veturë rrokulliset në Skenderaj, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në Skenderaj. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e vozitësit.

“Një aksident ka ndodhur në Skenderaj. Një veturë është rrokullisur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e vozitësit. Dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)