Prokuroria ndalon tetë persona të dyshuar

  • 18 nëntor 2019 - 11:54
Prokuroria ndalon tetë persona të dyshuar

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ndaluar tetë persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një person të dyshuar. 

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar katër persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar.

(Kosova Sot Online)