Aksident në Gjilan, tre persona të lënduar

  • 18 November 2019 - 13:43
Aksident në Gjilan, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Gjilan, ku si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Gjilan, ndërkaq policia bën të ditur se të përfshira në aksident kanë qenë tri vetura.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave me targa lokale, ku si pasojë lëndime trupore pësojnë dy meshkuj K/ Shqiptarë dhe një femër K/Shqiptare”, thuhet në raportin e policisë.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit.

(Kosova Sot Online)