Aksident në Suharekë, një person lëndohet rëndë

  • 18 November 2019 - 13:44
Aksident në Suharekë, një person lëndohet rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Suharekë, ndërkaq shkaktar thuhet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë.

Rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës në Suharekë, ku një person derisa ishte duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës duke rënë në kanal.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se si pasojë e aksidentit, dy pasagjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërkaq ngasësi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Prishtinës për trajtim mjekësor.

(Kosova Sot Online)