Zbulohet skenari sekret i Thaçit për anulimin e zgjedhjeve

  • 18 November 2019 - 13:50
Zbulohet skenari sekret i Thaçit për anulimin e zgjedhjeve

“Një situatë e tillë tani e krijuar me hyrjen e NISMA-s në Kuvend, ndikimi i z. Thaçi që ka te komunitet jo serbe, që kanë deputet në Kuvendin e Kosovës, edhe mund të prodhoj një ngërç sa I përket formimit të qeverisë së koalicionin LVV-LDK, që lehtë mund të provokoj zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Dërgimi për rinumërim të radhës të shumicës së votave të cilat ishin numëruar, rinumëruar madje edhe ishin në pritje vetëm për tu certifikuar, sikur të mos ndërhynte PZAP-ja me një vendim të papritur, sipas analistit politik, Nexhat Haziri do të implikon ndryshim serioz, jo vetëm në përbërjen e Kuvendit të Kosovës, por rreziku më i madh vjen nga pikësynimi përfundimtar, që sipas tij është projektuar nga Hashim Thaçi, për anulimin e tërë procesit dhe përsëritjes së zgjedhjeve.

Deri në këtë pikë, sipas Hazirit do të arrihet nëse Hashim Thaçi dhe SHIK-u nuk e arrijnë qëllimin e tyre, që ta përdorin koalicionin NISMA dhe të tjerët si “kali troje” për t’i shantazhuar LVV-LDK.

Image
Nexhat Haziri

“Duke ju imponuar si pjesë e koalicionit të ri qeverisë, dhe për ta kontaminuar qeverisjen nga brenda me korrupsion dhe krim të organizuar. Loja e Hashim Thaçit për ta dëmtuar koalicionin LVV-LDK, do të luhet me të gjitha mjetet, edhe shantazhin, vetëm që ta arrij qëllimin e vetë që ka, të mbetet i pa prekshëm për vazhdimin e dialogut dhe kompromisit në dialog me Serbinë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

“PZAP-i është nën ndikimin e Hashim Thaçit, i cili përmes tentimit për ta futur NISMA-n në Kuvend, synon forcimin e pozicionit të tij politik dhe vendim marrës në raport me koalicionin eventual qeverisës LVV-LDK,sidomos në procesin e dialogut me Serbinë. Dhe tani mund të themi se këtij synimi ia arriti. Hapi i dytë i Hashim Thaçit do të jetë që pas futjes eventuale të NISMA-s në Kuvend, përmes blerjeve apo edhe kërcënimeve do të mundohet t'i pengoj deputetët nga komunitet jo serb, që mos të bëhen pjesë e koalicionit qeveritar, apo edhe në rast se bëhen,përmes tyre ta shantazhon qeverinë e re”, shtoi Haziri për “Kosova Sot Online”. 

Ai thotë se partnerët e koalicionit të opozitës, LVV dhe LDK, nuk duhet të pranojnë për asnjë çmim futjen e ish PANI-tave në qeverinë e re, sado që mundë të shantazhohen dhe të përmbyset procesi i tanishëm zgjedhor, duke e dërguar vendin edhe në zgjedhje të reja.

“Tani kur NISMA arriti të futet në Kuvend, assesi nuk duhet të jetë pjesë e qeverisë, pasi përveç se është një parti që ju shërben dy-tre individëve për interesat e tyre material dhe korruptive, do të jetë një lloj “Kali i Trojës” i Hashim Thaçit i cili përmes kësaj partie do ta shantazhon koalicionin e ardhshëm qeveritar në mes LVV-së dhe LDK-së, nëse i ngushtohet fushëveprimi i tij, vetëm për aq sa ia parasheh Kushtetuta e vendit si president. Një situatë e tillë tani e krijuar me hyrjen e NISMA-s në Kuvend, ndikimi I z. Thaçi që ka te komunitet jo serbe, që kanë deputet në Kuvendin e Kosovës, edhe mund të prodhoj një ngërç sa i përket formimit të qeverisë së koalicionin LVV-LDK, që lehtë mund të provokoj zgjedhje të jashtëzakonshme”, përfundoi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)