Përleshje në Viti, një person përfundon në spital

  • 18 November 2019 - 14:17
Përleshje në Viti, një person përfundon në spital

Policia ka arrestuar një person në Viti, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Viti, ku pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari ka sulmuar viktimën.

Si pasojë e përleshjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)