Gruaja nga Gllogoci e bën për spital duke e rrahur një familjare të saj

  • 18 nëntor 2019 - 14:46
Gruaja nga Gllogoci e bën për spital duke e rrahur një familjare të saj

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë arrestuar në Gllogoc një të dyshuar, pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht një vajzë, shtetase e Shqipërisë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prishtinës, derisa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 “Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare e cila pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër shqiptare/shtetase e Shqipërisë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prishtinës. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)