Eurodeputetët e votojnë hungarezin Varhleyi Komisionier për Zgjerim

  • 18 November 2019 - 16:25
Eurodeputetët e votojnë hungarezin Varhleyi Komisionier për Zgjerim

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është në rrugën e duhur për ta marrë detyrën më 1 dhjetor pasi të dy grupet më të mëdha politike në Parlamentin Europian kanë thënë se do ta mbështesin kandidatin hungarez, Oliver Varhelyi, që të bëhet Komisioner për Zgjerim të BE-së.

Varhelyi aktualisht është ambasador i Hungarisë në BE dhe ai mori dritën e gjelbër nga anëtarët e komitetit të Parlamentit për ta zëvendësuar Komisionerin aktual, Johannes Hahn, shkruan politico.eu.

Ai ka marrë mbështetjen e eurodeputetëve pasi ka thënë se është i pavarur nga kryeministri i tij, Viktor Orban, që është i njohur për qëndrimet kundër Bashkimit Europian.

“Unë nuk do të jem i detyruar dhe as i ndikuar nga ndonjë deklaratë ose qëndrim i ndonjë Kryeministri të ndonjë vendi ose ndonjë përfaqësuesi tjetër të ndonjë Qeverie”, ka deklaruar Varhelyi para anëtarëve të komitetit.


(Kosova Sot Online)