Flet profesori i njohur: Ja kush mund ta rrëzojë marrëveshjen Thaçi-Vuçiq

  • 18 November 2019 - 16:57
Flet profesori i njohur: Ja kush mund ta rrëzojë marrëveshjen Thaçi-Vuçiq

“Gjithsesi ajo marrëveshje, po të ekzistonte në këtë etapë është e nivelit të projektit politik apo të propozimit të saj. Ratifikimi i asaj marrëveshjeje do të mundë të ratifikohej me shumicën e kualifikuar, e cila në konstelacionin politik aktual, nëse nuk do të ishte e volitshme për vendin tonë nuk do të mund të pritej se do të mundë të ratifikohej”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

 

Deklarimin e ish zyrtarit të Departamentit amerikan të Shtetit dhe analistit, James Hooper, se tanimë ekziston e arritur dhe e finalizuar një marrëveshja Kosovë-Serbi, por vështirësia është te zbatimi i saj, për profesorin e së drejtës Riza Smaka, është një paralajmërim mjaft shqetësues, pasi nuk baht e ditur se çka përmban një dokument i tillë.

Image
Riza Smaka

“Çfarëdo marrëveshjeje ndërmjet dy shefave të shteteve, apo të kryeministrave të qeverive, apriori nuk janë obligative përderisa nuk do të ratifikoheshin nga parlamentet respektive. Ekzistimi i marrëveshjes në fjalë mundë të jetë aktualisht, dhe realisht është një çështje e hapur dhe hipotetike, por me gjasa pohuese”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”. Sido që të jetë, profesor Smaka thotë se nëse është arritur një marrëveshje e tillë, ajo duhet të nxirret dhe të testohet para Kuvendit të Kosovës, dhe në rast se është në kundërshtim me interesin e shtetit, atëherë duhet të hidhet poshtë me fuqinë e votës së deputetëve të zgjedhur nga populli. 

Derisa është dokument me karakter ndërkombëtar, Smaka thekson se është obligative të nxirret për shqyrtim edhe para Kuvendit të Republikës, ku deputetët e miratojnë ose e refuzojnë, sipas vlerësimit të tyre për interesin ose të kundërtën, dëmin që i sjell shtetit.

“Gjithsesi ajo marrëveshje, po të ekzistonte në këtë etapë është e nivelit të projektit politik apo të propozimit të saj. Ratifikimi i asaj marrëveshjeje do të mundë të ratifikohej me shumicën e kualifikuar, e cila në konstelacionin politik aktual, nëse nuk do të ishte e volitshme për vendin tonë nuk do të mund të pritej se do të mundë të ratifikohej”, deklaroi profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)