Dështon tenderi, s’ka vetura të blinduara për Doganen e Kosovës

  • 19 November 2019 - 08:04
Dështon tenderi, s’ka vetura të blinduara për Doganen e Kosovës

Me gjithë interesimin e tyre për tu furnizuar me vetura të reja e të blinduara, Dogana e Kosovës ka dështuar këtë herë.

Njoftimi për të gjithë të operatorët ekonmik ishte bërë përgjatë muajit prill të këtij vit.

Sipas njoftimit për tenderin në fjalë kanë aplikuar jo më shumë se tre kompani.

“Asnjëri prej tenderëve të pranuar nuk është i përgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e bërë për prokurimin.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 150.000,00 euro.

(Kosova Sot Online)