Aksident në Skenderaj, dy gra përfundojnë në spital

  • 19 November 2019 - 10:51
Aksident në Skenderaj, dy gra përfundojnë në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në Skenderaj, në të cilin është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit, dy pasagjere kanë marrë lëndime trupore

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Skenderaj, ku drejtuesi i veturës dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka përfunduar jashtë rrugës dhe ka rënë në hendek. 

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy viktima, pasagjere në veturë, të cilat pas tretmanit mjekësor në QMF në Skenderaj, janë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë për tretman të mëtutjeshëm.

(Kosova Sot Online)