Aksident në Prizren, një person lëndohet rëndë

  • 19 November 2019 - 10:52
Aksident në Prizren, një person lëndohet rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në Prizren, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës, ku një person derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar një pasagjere e cila është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)