Dalin pamjet e bombarduesit më të rrezikshëm të të gjitha kohërave: Kësaj ushtrie i përket

  • 19 November 2019 - 12:28
Dalin pamjet e bombarduesit më të rrezikshëm të të gjitha kohërave: Kësaj ushtrie i përket

Dalin pamjet e bombarduesit më të rrezikshëm të të gjitha kohërave: Kësaj ushtrie i përket

Në mediat e huaja kanë ‘lulëzuar’ disa fotografi të një bombarduesi, që poshtë tij, përmban edhe një armë tjetër shumë të rrezikshme. Këto fotografi janë publikuar nga një revistë e formuar nga Qeveria Kineze dhe pamjet besohet të jenë top-sekrete.

Revista ‘Modern Ships’ publikoi fotografinë në të cilën shihet bombarduesi H-6N. 

Siç shkruajnë mediat e huaja këto pamje besohet të jenë top sekrete, duke marrë parasysh se në revistë publikohen vetëm ato detaje të cilat Qeveria do që të merren vesh.

Veç kësaj, në fotografi shihen me të vërtetë detaje të kësaj arme, e cila po konsiderohet shumë e fuqishme dhe e rrezikshme.

Sidoqoftë, nga zyrtarë të Ushtrisë Kineze ende nuk ka pasur ndonjë prononcim, rreth këtyre pamjeve, dhe se a janë të vërteta ato ose jo.

(Kosova Sot Online)