Aksident në Prishtinë, kamioni bllokon qarkullimin në rrugën “Holger Petersen”

  • 19 November 2019 - 12:36
Aksident në Prishtinë, kamioni bllokon qarkullimin në rrugën “Holger Petersen”

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë, në Prishtinë.

Saktësisht në rrugën “Holger Petersen” është aksidentuar një veturë. Por në aksidentin në fjalë i përfshirë ishte edhe një kamion.

Siç shihet në një fotografi të dërguar në Indeksonline, kamioni ka bllokuar gjithë rrugën, duke i pamundësuar kalimin edhe një autobusi urban të linjës gjashtë. Nuk dihet nëse si pasojë e aksidentit pati të lënduar, por që dëme materiale pësoi një veturë.

(Kosova Sot Online )