Osmani ndërkombëtarëve: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar

  • 19 November 2019 - 13:21
Osmani ndërkombëtarëve: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl dhe Arne Sannes Bjornstad, Përfaqësuesi Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.

Osmani në këtë takim e ka informuar ambasadorin e Norvegjisë lidhur me bisedimet që LDK dhe LVV janë duke bërë për përafrimin e programit të përbashkët qeverisës.

Osmani në takim me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë e ka njoftuar që qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar. 

“Jemi shumë optimist që certifikimi i rezultateve do të ndodhë shumë shpejtë që mundëson formimin sa më pare të Qeverisë së ardhshme e cila do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar” u shpreh nënkryetarja e LDK-së.

Diplomatët norvegjezë kanë falënderuar nënkryetaren, Vjosa Osmani për bashkëpunimin e vazhdueshëm të LDK-së dhe shprehën gatishmërinë e Qeverisë norvegjeze të vazhdojnë dhe thellojnë përkrahjen ndaj Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

(Kosova Sot Online)