Profesori amerikan, ekspert kundër korrupsionit, arrestohet për pastrim parash

  • 19 November 2019 - 14:11
Profesori amerikan, ekspert kundër korrupsionit, arrestohet për pastrim parash

Një profesor amerikan i studimeve ndërkombëtare, i cili më parë e kishte shkruar një libër për krimin e organizuar dhe është ekspert për njohjen e rasteve të pastrimit të parave dhe korrupsionit në Amerikën Jugore, është arrestuar nën akuzën për pastrim parash.

Profesori 73 vjeç nga Florida, Bruce Bagley, u lirua me një dorëzani prej 300 mijë dollarësh pasi u paraqit në një gjykatë federale në Miami.

Profesori i Universitetit të Miami-t përballet me akuzën për konspiracion për të kryer pastrim parash dhe dy akuza të tjera të pastrimit të parave. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet maksimalisht me 20 vjet burgim.

Ai është bashkautor i librit “Trafikimi i drogës, krimi i organizuar dhe dhuna në dy Amerikat sot”, të botuar në vitin 2015. Ky profesor më parë kishte dëshmuar para Kongresit si ekspert gjykate dhe është intervistuar nga disa organizata mediale.

Prokurori Geoffrey Berman tha se profesori Bagley ka hapur llogari bankare ekskluzivisht për pastrim të parave për të korruptuarit e huaj. Dyshohet se paratë që profesori donte t’i merrte nën kontroll ishin të vjedhura nga qytetarët e Venezuelës.

Në aktakuzë thuhet se nga nëntori i vitit 2017 deri në prill të këtij viti, Bagley ishte pajtuar që t’i 14 transfere bankare nga llogari të ndryshme bankare nga Zvicra dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Shuma e përgjithshme e këtyre transfereve është 3 milionë dollarë, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)