Këshilltari i Trump-it: Burrat nuk duan mbretëresha, gratë duhet të jenë shërbëtore

  • 19 November 2019 - 14:56
Këshilltari i Trump-it: Burrat nuk duan mbretëresha, gratë duhet të jenë shërbëtore

Anëtari i ri i bordit këshillues të presidentit Trump, Clarence Mason Weaver, ka thënë se gratë nuk janë të barabarta me burrat dhe se ato e kanë dëmtuar shoqërinë kur e fituan të drejtën për të dalë nga shtëpia dhe për të shkuar në punë.

Ai gjithashtu pretendon se gratë që raportojnë sulme seksuale në vendin e punës janë arsyeja pse burrat nuk duan të qëndrojnë afër tyre në punë. Në vargun e komenteve skandaloze, Weaver tha se gratë duhet të jenë të kënaqura me detyrën e shërbëtores dhe duhet të jenë të nënshtruara.

Në një video të publikuar kohëve të fundit, ai thotë se gratë nuk duhet të jenë “mbretëresha”, sepse burrat nuk kërkojnë mbretëresha. “Mbretëreshë është puna e madhe. Ne kërkojmë shërbëtore, të dashura. Ne kërkojmë ndihmëse, vajza, dhe asnjë mbret nuk dëshiron ta ndajë mbretërinë e tij me dikë tjetër”, kishte thënë ai.

Në një publikim tjetër, ai thotë: “Burrat i kanë krijuar, i kanë mbajtur dhe i kanë zhvilluar të gjitha përparimet shoqërore në historinë tonë”.

Sipas tij, që nga koha kur gratë kanë filluar të punojnë në qeveri, mungesa e kohës për rritjen dhe ushqyerjen e fëmijëve i ka dëmtuar shumë ata.

Në një rast tjetër, ai kishte thënë se burrave nuk u intereson sa të zgjuara janë gratë dhe se çfarë notash kanë pasur ato në shkollë, shkruan “Mediamatters”.

(Kosova Sot Online)