Disa shtete të BE’së të shqetësuara nga bllokada franceze për Ballkanin Perëndimor, i shkruajnë Junckerit

  • 19 November 2019 - 15:07
Disa shtete të BE’së të shqetësuara nga bllokada franceze për Ballkanin Perëndimor, i shkruajnë Junckerit

7 vende anëtarët e BE i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian të përpunojë deri në janar 2020 propozime konkrete për mënyra për të përmirësuar efektivitetin e procesit të pranimit, si një instrument për të mbështetur reformat dhe përpjekjet e integrimit në rajon.

Në një letër drejtuar presidentit të KE-së Jean Claude Juncker, këto vende theksojnë se pa pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur arritjet e e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Evropa nuk do ishte e plotë.

Nuk ka dyshime thuhet në letër, se stabiliteti dhe siguria dhe progresi i reformave në rajon arrihet më mirë përmes integrimit në BE.

Më tej këto vende, (Austria, Italia, Kroacia, Çekia, Polonia, Sllovenia, Sllovakia) shprehin mbështetjen e tyre për ecurinë e procesit të hapjes së negociatave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

(Kosova Sot Online)