Laburistët britanikë: Askush nuk duhet të jetë miliarder

  • 19 November 2019 - 15:57
Laburistët britanikë: Askush nuk duhet të jetë miliarder

Partia Laburiste e Britanisë së Madhe, e cila tash për tash ndodhet në opozitë, e ka nisur fushatën për zgjedhjet e dhjetorit me premtimin se do të bëjë ndryshime radikale në ndarjen e pasurisë, duke kërcënuar se do t’ua kufizojë fuqinë personave shumë të pasur.

John McDonnell, zëdhënës i Partisë Laburiste për financa, tha se ai dëshiron t’i rishkruajë rregullat e ekonomisë britanike, duke i vlerësuar zgjedhjet si një mundësi për rrëzimin e një sistemi ku fitohet përmes shfrytëzimit të tepërt të punëtorëve dhe ku miliarderët mund ta blejnë qasjen në pushtet.

“Askush nuk ka nevojë as nuk e meriton atë shumë të parave, kjo është fyerje. Është fyerje që këta miliarderë po e blejnë qasjen dhe lirimin nga taksat te Partia Konservatore e Boris Johnson-it”, tha ai.

McDonnell premtoi se partia e tij do ta vendosë një dallim 20 me 1 në pagën më të lartë dhe më të ulët për punëtorët e kompanive që kanë të bëjnë me kontrata publike dhe për kompanitë që janë në pronësi publike.

Ai gjithashtu tha se laburistët do t’i ndryshojnë rregulloret në atë mënyrë që drejtorët e kompanive të detyrohen për t’i promovuar interesat afatgjate të punëtorëve dhe klientëve, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)