Plani i Macronit për reforma që vështirëson integrimin e Ballkanit Perëndimor më BE

  • 19 November 2019 - 16:06
Plani i Macronit për reforma që vështirëson integrimin e Ballkanit Perëndimor më BE

Qëndrimi kundër i Francës, ka qenë vendimtarë që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të mos iu hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian as këtë vit. Një gjë e tillë ka ngjalluar jashtëzakonisht pakënaqësi tek dy vendet respektive dhe gjithashtu edhe gjithë krerët e institucioneve më të larta të BE’së janë shprehur të zhgënjyer me një qëndrim të tillë të Francës.

Ka reaguar dhe SHBA’ja duke shprehur zhgënjimin me një zhvillim të tillë që edhe më tutje lë Ballkanin Perëndimor jashtë ombrellës së BE’së.

Megjithatë një qëndrim i tillë i presidentit francez Macron vjen si pasojë e përpjekjes së këtij të fundit për një reformë të brendshme të institucioneve të BE’së dhe procesit të anëtarësimit e zgjerimit.

Sipas një letre jozyrtare që po qarkullon nëpër gjithë mediat e ndryshme të botës, e që për burim ka Francën, megjithatë theksohet e një zëri përkrahet rruga evropiane e Ballkanit Perëndimor, por potencohet se duhet të ndryshohet dhe përtërihet procesi i pranimit, për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në terma konkret të cilët ndërlidhen me sundimin e ligjit dhe në përgjithësi ligjet e Bashkimit Evropian.

Në këtë letër gjithashtu është shkruar edhe plani se si duhet të bëhet një reformim i tillë i procesit të anëtarësimit e zgjerimit.

Një nga pikat e këtij plani është edhe përfshirja e kushteve strikte apo të rrepta.

“Një qasje për ripërtërije duhet të bazohet në 4 parime:  Anëtarësim gradual, kushte strikte, përfitime të prekshme dhe kthyeshmëri”, thuhet në këtë dokument ndër të tjera.

Tutje thuhet që procesi i pranimit duhet të jetë i ndarë në disa shkallë, gradual e që do të nxiste shtetet që të punonin për plotësimin e kushteve, duke ritheksuar në vazhdimësi plotësimin e  kushtit për sundim të ligjit.

Sa i përket plotësimit strikt të kushteve, thuhet se procesi do të vëzhgohet në mënyrë të detajuar, për të parë përparimin dhe adaptimin e ligjeve në fusha të ndryshme.

“Pranimi përfundimtar do të vendohet bazuar në përmbushjen e objektivave të prekshme ekonomike dhe sociale”, thuhet ndër të tjera.

Kjo përpjekje për të bërë edhe më strikt procesin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, vjen në një kohë kur Kosova s’ka as liberalizim të vizave e s’është as vend kandidat.

Shqetësime  të ndryshme janë ngritur sa i përket lënies jashtë të kësaj pjese të Ballkanit. Gjashtë shtete të BE’së madje sot i kanë drejtuar një letër presidentit të KE-së Jean Claude Juncker, në të cilën shprehin shqetësime lidhur me këto zhvillime.


(Kosova Sot Online)