Kjo fotografi do t’ju lë pa fjalë – Greta Thunberg kthehet 121 vite prapa në kohë

  • 19 November 2019 - 17:36
Kjo fotografi do t’ju lë pa fjalë – Greta Thunberg kthehet 121 vite prapa në kohë

Një teori e konspiracionit që është duke qarkulluar që disa ditë në Internet, po thotë se Greta Thunberg ka udhëtuar në kohë. Kjo pasi që është zbuluar një foto e bërë para 121 viteve, ku shihet një vajzë identike si ajo, shkruan Daily Mail.

Disa persona e kanë shpërndarë fotografinë e shkrepur në Kanada në vitin 1989 ku shihen tre fëmijë.

Aty shihet një vajzë që duket shumë e njejtë me 16-vjeçaren, aktiviste për mbrojtje të klimës.

Ajo u zbulua nga disa arkiva në Universitetin e Washingtonit, derisa, përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë  shpërndarë së bashku me disa teori konspirative.

Një person ka shkruar se adoleshentja suedeze është dërguar për të na shpëtuar.

“Pra, Greta Thunberg shihet në një foto që është bërë 120 vite më parë”, kjo është teoria ime e preferuar konspirative, ka shkruar një person tjetër.

Disa persona tjetër, tutje, kanë thënë se me siguri kjo fotografi është e edituar.

(Kosova Sot Online)