Vjen lajmi i keq për koalicionin mes LDK-së dhe Vetëvendosjes

  • 19 November 2019 - 18:59
Vjen lajmi i keq për koalicionin mes LDK-së dhe Vetëvendosjes

“Nëntoka kriminale po punon me të madhe që të mos ndodh koalicioni VV-LDK, edhe pse këto dy subjekte politike janë zotuar, madje edhe janë takuar shpesh pas zgjedhjeve të 6 tetorit, duke premtuar se marrëveshje do të arrihet shumë shpejtë, por ja që nuk po na dalin ashtu siç na premtuan. Po shihet ashiqare që mospajtimet janë tepër të mëdha dhe do të na marrin kohë shumë më shumë, duke provuar që ti tejkalojnë ato, nëse do ta bëjnë këtë ose do të dështon e gjithë përpjekja e tyre e deritanishme për shkak të dallimeve të mëdha, edhe si koncepte politike por edhe si programe për qeverisje”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

 

Image
Ragip Guraziu

Analisti politik, Ragip Guraziu duke parë stërzgjatjen e nënshkrimit të marrëveshjes për një koalicion qeverisës në mes të LVV-së dhe LDK-së, edhe pas gjithë atyre takimeve të përbashkëte në kuadër të grupeve punuese, të ekspertëve, konsideron se këtu ka një ndërhyrje të nëntokës së krimit të organizuar që po e pengon arritjen e marrëveshjes. 

Madje Guraziu thotë se mundësia e dështimit të këtij koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së, tani është në proporcionin 50:50, me tendencë të rritjes së disponimit kundër.

“Nëntoka kriminale po punon me të madhe që të mos ndodh koalicioni VV-LDK, edhe pse këto dy subjekte politike janë zotuar, madje edhe janë takuar shpesh pas zgjedhjeve të 6 tetorit, duke premtuar se marrëveshje do të arrihet shumë shpejtë, por ja që nuk po na dalin ashtu siç na premtuan. Po shihet ashiqare që mospajtimet janë tepër të mëdha dhe do të na marrin kohë shumë më shumë, duke provuar që ti tejkalojnë ato, nëse do ta bëjnë këtë ose do të dështon e gjithë përpjekja e tyre e deritanishme për shkak të dallimeve të mëdha, edhe si koncepte politike por edhe si programe për qeverisje”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, mospajtimet që ekzistojnë mes LVV-së dhe LDK-së, po i shfrytëzojnë me të madhe për ta penguar arritjen e koalicionit mbeturinat e nëntokës kriminale, e cila është angazhuar me të gjitha mjetet e mundshme për ta penguar atë. 

”Derisa kemi një klasë të nëntokës kriminale,që me mish e shpirt po punon që të mos ndodh ky koalicion në mes të VV-LDK-së, të gjitha përpjekjet e deritanishme janë futur në rrugë pa krye. Për të qenë situata edhe më e ngarkuar, tani kanë filluar së fundi të dalin gjithnjë e më shumë në sipërfaqe, hapur e fuqishëm, dallimet që mundë ta pengojnë krijimin e koalicionit në mes të LVV-së dhe LDK-së për çështje serioze programore e konceptuale. Një nga këto tema është edhe çështja e rishikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, çështje që sipas VV-së është e hapur, kurse sipas LDK-së është çështje e mbyllur dhe nuk ka se çka të diskutohet as të rishikohet. Prandaj nuk e ka thënë rastësisht Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa se çështja e demarkacionit me Malin e Zi është punë e kryer dhe se nuk do të ketë rishikim të marrëveshjes. Kjo deklaratë sigurisht që do ta ketë goditur fuqishëm anën tjetër, konceptin e LVV-së që është kundër kësaj marrëveshje dhe kundër mënyrë se si është votuar për ti dhënë Malit të Zi rreth 8000 hektar toke nga ana e koalicionit PAN”, shtoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analisti Guraziu shprehet i sigurt se sikur të mos kishte ndërhyrë struktura e nëntokës kriminale dhe SHIK-ut, për ta penguar dhe pamundësuar koalicionin LVV-LDK, marrëveshja do të ishte firmosur kaherë.

“Ndryshe, po ta kishin LVV dhe LDK seriozisht vullnetin për të bashkë qeverisur, marrëveshja për koalicionin ka mund të arrihet menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe publikimit të rezultatit të përafërt ose atij përfundimtar. Pra, edhe pa para certifikimit te rezultatit të zgjedhjeve marrëveshja ka mundur të nënshkruhet me të gjitha detajet e saj,gjë që do të ishte edhe në interes të përgatitjes më të shpejtë për fillimin e menjëhershëm të punës së institucioneve të shtetit”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)