Masakron kafshët, gjahtarja kërcënohet me vdekje

  • 19 nëntor 2019 - 23:02
Masakron kafshët, gjahtarja kërcënohet me vdekje

Një grua gjahtare, nënë e tri fëmijëve, thotë se ajo i përdor për ushqimi kafshët që vret, ashtu si gjithë të tjerët.

Megjithatë, ka marrë kërcënime me jetë për fotot që hedh në rrjetet shoqërore. Luci Rose Jayne, nga Zelanda e Re, e nisi gjuetinë kur u njoh me bashkëshortin e saj, Sharnin.

Tani kanë tri fëmijë bashkë dhe ndajnë pasionin për gjueti. Lucy është kundër fermave ku kafshët rriten në masë, dhe thotë se gjuetia është mënyrë e të ushqyerit që e mbron mjedisin më shumë se fermat e stallat.

Familja gjuan kryesisht derra të egër, drerë, dhi të egra, lepuj e kafshë të tjera të zonës. Lucy thotë se kursen rreth 200 euro në muaj duke u ushqyer me mishin e kafshëve që vret.


(Kosova Sot Online)