Alarmi nga diplomati amerikan, vijnë akuza të rënda ndaj Thaçit, Haxhiut dhe Ramës

  • 20 November 2019 - 07:33
Alarmi nga diplomati amerikan, vijnë akuza të rënda ndaj Thaçit, Haxhiut dhe Ramës

“Kot e kanë këta dilinxhi dhe matrapaz që bëjnë pazare të pista të nëntokës kriminale kundër Kosovës. Është parë ashiqare se kjo bandë rrugaçësh e hajnash këtë tradhti e kanë për interesa të tyre personale, për karrierë, për para të majme milionëshe dhe sa për të shpëtuar lëkurën e tyre nga Gjykata Speciale. Pra, kjo bandë do të mundohen që të fusin sherr edhe në mes Amerikës, popullit shqiptarë dhe Gjermanisë, por nuk do t´ia arrijnë dot, edhe këtu do të dështojnë shumë turpshëm sepse kanë dal të gjitha të zezat e tyre në mejdan, një nga një, që i kanë bërë Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi prapa shpinës”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Deklarimi i ish zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, James Hooper, sipas të cilit ekziston dhe është punë e kryer një marrëveshje Kosovë-Serbi, por vështirësia është te zbatimi i saj, vazhdon të komentohet nga analistët politikë kosovar.

Madje analistët hedhin akuza të rënda kundër kreut të shtetit, Hashim Thaçit, me bashkëveprimtarët e tij që janë në favor të një marrëveshje kompromisi të dëmshëm me shtetin serb, të cilët tani theksojnë se për të shpëtuar shefi i shtetit nga Gjykata Speciale, në prapaskenat e bisedimeve të fshehta me Vuqiqin mundë ta ketë finalizuar marrëveshjen për ndarjen e Kosovës.

Kështu thotë analisti politik, Reshat Badallaj, por sipas tij, kundërshtimi i Gjermanisë për ndryshimin e kufijve dhe ndryshimet që pritet të ndodhin në krye të qeverisë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, do të jenë pengesa e pa tejkalueshme për arritjen e kësaj marrëveshje kriminale, kurse ata që e kanë firmosur atë duhet të përgjigjen para drejtësisë së shtetit.

Image
Reshat Badallaj

“Te gjithë jemi njoftuar se si ish zyrtari i departamentit të shtetit z. James Hooper, ditë më parë tha se ekziston marrëveshja Kosove-Serbi. Kjo ndoshta edhe mundë të jetë, por vërtetë tani shtrohet pyetja logjike se a mund të zbatohet kjo marrëveshje apo jo. Natyrisht se sherri dhe zullumi kundër Kosovës mundë të jetë i madh, dhe barrë e rend nga kuislingët, banditët, shpirtshiturit dhe krye vagabondët e sojit të Hashim zezës së Brojës dhe pjellës së shumarit të Haxhiut, Edvinit të Kristaq Ramës dhe këlyshit të jovica Stanishiqit, langoit të UDB-ës serbe Baton Haxhiut,por një gjë nuk duhet harruar assesi, se nuk kanë marr leje nga populli i Kosovës dhe kombi shqiptar në përgjithësi, dhe një gjë tjetër shumë e rëndësishme, a e dinë ky soj matrapazësh se për këtë tradhti nuk pajtohet as Gjermania”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, kjo treshe që ka punuar vazhdimisht prapa shpinës së popullit kundër interesave të shtetit të Kosovës, duket se akoma nuk po bindet që shteti gjerman e ka rolin e “ariut” të madh të Evropës, dhe pa pëlqimin e këtij shteti nuk mundë të lëvizet asnjë guri i vetëm në kontinent, e të mos flasim për rajonin e Ballkanit dhe raportet Kosovë-Serbi.

“Akoma nuk e kanë kuptuar rolin e Gjermanisë se kur kjo lokomotive evropiane dhe botërore kur thotë jo dhe as topi nuk e luan. Kot e kanë këta dilinxhi dhe matrapaz që bëjnë pazare të pista të nëntokës kriminale kundër Kosovës. Është parë ashiqare se kjo bandë rrugaçësh e hajnash këtë tradhti e kanë për interesa të tyre personale, për karrierë, për para të majme milionëshe dhe sa për të shpëtuar lëkurën e tyre nga Gjykata Speciale. Pra, kjo bandë do të mundohen që të fusin sherr edhe në mes Amerikës, popullit shqiptarë dhe Gjermanisë, por nuk do t´ia arrijnë dot, edhe këtu do të dështojnë shumë turpshëm sepse kanë dal të gjitha të zezat e tyre në mejdan, një nga një, që i kanë bërë Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi prapa shpinës”, shtoi Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Edhe populli ka kohë që po dyshon me të drejtë se mos Hashim Thaçi me bashkë vepruesit e tij e kanë pranuar marrëveshjen tradhtare për faktin se edhe të gjitha marrëveshjet e deritanishme me Serbinë që i kanë bërë këta, pa e pyetur popullin, janë reflektuar në dëm të shtetit të Kosovës, nuk i ka zbatuar pala tjetër, prandaj këtë herë, një marrëveshje e tillë do të dështon të miratohet dhe të legalizohet për zbatim. Kosova është e përgatitur për tradhtinë dhe skenarët e kësaj bande të dëshmuar anti-kombëtare dhe nuk do kaloj ky pazar i pistë, dhe në fund të fundit, si mund të bëjë marrëveshje në dëm të kombit një grusht tradhtarësh pa pëlqimin e popullit!? Kësaj tradhtie i ka dalë boja edhe pse lehin pa pushuar nëpër lokalet e qarqeve të ndryshme antishqiptare”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)