Sa banorë kishte Kosova në vitin 1905 dhe çfarë religjioni kishin ata?

  • 20 November 2019 - 09:22
Sa banorë kishte Kosova në vitin 1905 dhe çfarë religjioni kishin ata?

Historiani Jahja Drancolli ka publikuar një tabelë ku shihet regjistrimi i popullsisë në vilajetin e Selanikut, në atë të Kosovës dhe në të Manastirit, sipas përkatësisë fetare të realizuar nga Perandoria Osmane për vitet 1905/1906.

Sipas burimeve zyrtare osmane të botuara kohë më parë, apo saktësisht regjistrimit që kishte ndodhur në vitin 1905, atë kohë në Kosovë kishin jetuar 950 mijë banorë.

Prej tyre numër i madh i banorëve kishin qenë të besimit myslimanë, saktësisht, siç shihet edhe në tabelën e publikuar nga historian Drancolli, gjithsej 595 mijë banorë.

Jomyslimanë ndërkaq kishin qenë gjithsej 253 mijë persona, derisa prej tyre 105 mijë kishin qenë serbë e 148 mijë bullgar.

“Gjendja fetare në Kosovë në fillimet e shekullit XX sipas burimeve zyrtare osmane të botuara kohë më parë: Regjistrimi i popullsisë në vilajetin e Selanikut, Kosovës dhe të Manastirit mbështetur në përkatësinë fetare i realizuar nga Perandoria Osmane për vitet 1905/1906, ilustrohet sipas tabelës së mëposhtme”, ka shkruar Drancolli.

(Kosova Sot Online)