Vajza sheh nënën 18 muaj pas vdekjes

  • 20 November 2019 - 11:35
Vajza sheh nënën 18 muaj pas vdekjes

Një grua thotë se nuk mund t’i besonte syve pasi pa të ëmën në Google Street View, 18 muaj pasi ishte ndarë nga jeta.

Denise Underhill, e cila u shpërngul në Florida nga Tamworth, Staffordshire tha se papritur e kishte kapur malli për të parë shtëpinë e saj të vjetër në Britani, por kishte pësuar tronditjen e jetës një moment që kishte kuptuar se nëna e saj ishte në një prej fotografive, teksa ujiste lulet jashtë shtëpisë së saj të vjetër.

“Po merresha me punët e shtëpisë, kur papritur më erdhi një dëshirë e papritur për të telefonuar mamanë, por sigurisht u kujtova që nuk e ishte mundur. Ndaj vendosa që të futesha në Google Earth, për të parë si dukej shtëpia e vjetër, pasi ajo ishte ndarë nga jeta në 2015 -ën dhe prona ishte shitur”.

Por gruaja u trondit kur pa se e ëma ishte kapur në street view. “Ajo ishte aty, duke ujitur kopshtin siç bënte gjithmonë. Mendoj se dikush donte që unë ta shihja atë foto”.

Kjo nuk është hera e parë që fotot e rrugëve kanë krijuar sensacion. Google Earth numëron disa raste ku janë fotografuar imazhe të çuditshme apo të rralla, siç është rasti i pishinës më të madhe në botë në pjesën e pasme të një shtëpie.

(Kosova Sot Online)