Aksident në Suharekë, këmbësori në gjendje të rëndë

  • 20 November 2019 - 12:21
Aksident në Suharekë, këmbësori në gjendje të rëndë

Të martën në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Suharekë, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një nautomjet i udhëtarëve dhe një këmbësor

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe pas ndihmës së parë mjekësore është dërguar për mjekim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)