Djali i ish-presidentit gjerman theret për vdekje gjatë një ligjërate në Berlin

  • 20 November 2019 - 13:07
Djali i ish-presidentit gjerman theret për vdekje gjatë një ligjërate në Berlin

Djali i ish-presidentit gjerman, Richard von Weizsäcker është qëlluar për vdekje me thikë ndërsa po mbante një ligjëratë në një spital në Berlin.

Doktori Fritz von Weizsäcker, 59-vjeç, sapo kishte dhënë një leksion për sëmundjet e mëlçisë. Babai i tij shërbeu si president gjatë ribashkimit të Gjermanisë në 1990.

I dyshuari, gjithashtu rreth 50 vjeç, është arrestuar nga policia. Nuk dihet ende motivi i sulmit. Një polic jashtë shërbimit gjithashtu u plagos rëndë, kur ndërhyri për të neutralizuar sulmuesin.

Pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar mjekun Von Weizsäcker, ai vdiq në vendin e ngjarjes. Sulmi ndodhi në spitalin Schlosspark në lagjen periferike të Berlinit, në Charlottenburg, ku punoi si mjek.

Polici, i cili ndodhej rastësisht aty, ishte një nga disa personat që ndërhynë. Ai u dërgua në spital tjetër për trajtimin e plagëve.

Babai i tij Richard von Weizsäcker shërbeu si President i Gjermanisë Perëndimore nga 1984 në 1990. Ai ishte në post gjatë ribashkimit të Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore, duke vazhduar të shërbente si president i Gjermanisë së bashkuar deri në 1994.

Richard von Weizsäcker vdiq në vitin 2015.

(Kosova Sot Online)