Klinë: Policia arreston dy të dyshuar për vjedhje, po kërkojnë edhe një person

  • 20 November 2019 - 13:51
Klinë: Policia arreston dy të dyshuar për vjedhje, po kërkojnë edhe një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën e vjedhjes rëndë, derisa janë në kërkim edhe të një personi tjetër të dyshuar për veprat e kryera në zonën e Klinës.

Kjo pasi që njësia e hetimeve te Stacionit Policor Kline, ka pranuar një informate se ne rrugën “Mustafë Kruja” pn. në Prishtinë, gjendeshin tre personat e dyshuar të cilët kishin kryer vjedhje të rëndë në rr. ’Leonard Palucaj’ në Klinë, disa vjedhjeve tjera në qytetin e Klinës, me disa fshatra përreth. Gjësendet e vjedhura i kishin fshehur në shtëpisë ku ata ishin duke jetuar me qira përkohësisht, në adresën e lartcekur.

Dje ndërkaq, është bërë e ditur se është kryer bastisja në shtëpinë ku jetonin të dyshuarit.

Gjatë bastisjes hetuesit kanë takuar dhe arrestuar te dyshuarit Z.S. i lindur vitin 1981 shtetas sh/Kosovar dhe Xh.M. lindur vitin 1995 shtetas sh/Shqipërisë, ndërsa i dyshuari i tretë nuk kishte qene në shtëpi, por hetuesit policor e kanë të njohur identitetin e tij, është në kërkim për ta arrestuar.

Gjatë bastisjes si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 

Një (1) motor sharrë e tipit Partner P351XT, made in USA, një (1) makine elektrike për qethje te tipit STAREX, made in Japan, një (1) kaçavidë, pesë (5) shishe te mbushura me alkool (3- cavalier, 1 fisher, 1 jegermaister), një (1) fotoaparat te tipit OLIMPUS, një (1) aparat dore Laser Stanley, një (1) matës i rrymës elektrike Cobra DT-832, tri (3) çanta te ndryshme, tri (3) palë atlete, tri (3) palë këpucë me qafë,

një (1) pale patika (atlete) te bardha, dy (2) çanta krahu, dy (2) pale këpuce te ndryshme.

Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor Kline për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës gjatë intervistës kanë pranuar se të tretë së bashku kanë kryer veprën e vjedhjes rëndë.

Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

(Kosova Sot Online)