Zbulohet diçka që ka tmerruar rrjetin: Greta Thunberg vjen nga e shkuara për të na shpëtuar

  • 20 November 2019 - 14:23
Zbulohet diçka që ka tmerruar rrjetin: Greta Thunberg vjen nga e shkuara për të na shpëtuar

Pasi në internet po qarkullon një foto e një vajze që i ngjan shumë Greta Thunberg, e bërë 121 vite më parë, Konspiracionistët janë të bindur se aktivistja është një vajzë që “ka udhëtuar në kohë për të na shpëtuar”.

Në foto duken 3 fëmijë që po nxjerrin ujë nga një pus në Jukon të Kanadasë, në vitin 1898. Në këtë foto duket një vajzë e re që ngjan me aktivisten 16-vjeçare suedeze të ndryshimeve klimatike.

Fotografia është zbuluar në arkivat e Universitetit të Uashingtonit dhe përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë shpërndarë menjëherë, së bashku me teoritë e tyre konspirative.

“Greta në një foto të parë 121 viteve. Ajo udhëton në kohë dhe ka ardhur për të na shpëtuar”, shkruan një përdorues i Tëitter.

Ndërsa një tjetër shton: “Ndoshta është nga e ardhmja dhe udhëton në të shkuarën, në momente të caktuara historike për të ndaluar ndryshimet klimatike”.

(Kosova Sot Online)